Ndërrimi i viteve, festë në Japoni, Kinë e Kore e Jugut

31/12/2015 18:10

Pas Australisë dhe Zelandës së Re, ka qenë radha e Japonisë, Koresë së Jugut, Kinës dhe disa zonave të Rusisë të festojnë ndërrimin e viteve dhe t’i japin lamtumirën 2015-s.

Pika kryesore e festimeve ka qenë në Hong Kong, ku në Portin Viktoria të ishullit u zhvillua një spektakël fishekzjarresh, bazuar në temën “dashuri dhe gëzim”.

Në Taivan, fishekzjarret u hodhën nga grataçela më e lartë e vendit, Taipei 101, në momentin që mbërriti mesnata.

Ndërsa në Korenë e Jugut njerëzit festuan në parkun e paqes Imjingak, në qytetin Paju, pranë zonës së çarmatosur që ndan vendin me Korenë e Veriut.

Ndërsa në Japoni, turma njerëzit u mblodhën përreth Kullës së Tokios, në kryeqytet, ku lëshuan drejt qiellit balona me helium sapo akrepat shënuan mesnatën.

FOTO GALERI
1/10
Hong Kong

Top Channel