Dubai, zjarr në hotelin e grataçelës 300 metra të lartë

31/12/2015 19:35

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një hotel në një nga grataçelat në qendër të Dubait, pranë kullës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Flakët kanë përfshirë katin e ndërtesës 300 metra të lartë, ndërkohë që zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Motivet e rënies së tij janë ende të paqarta dhe për momentin nuk dihet nëse ka viktima.

Ngjarja ndodh në prag të spektaklit të fishekzjarreve që do të lëshohen me rastin e ndërrimit të viteve nga kulla Burj Khalifa.

Top Channel