Mynih, alarmi për sulme mbylli dy stacione treni

01/01/2016 00:00

Një lajmërim i bërë gjatë ndërrimit të viteve për një sulm terrorist bëri që në Mynih të mbyllen dy stacione trenash, që bllokuan edhe transportin.

Forcat policore ishin të shumta në qytet dhe mundësuan evakuimin e personave të ndodhur në stacionin kryesor të qytetit gjerman.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat ndërkombëtare, kërcënimet kishin ardhur nga anëtarë të Shtetit Islamik.

Policia konfirmoi se kishte informacione të sigurta për plane terroriste në Mynih, kryesisht ndaj stacionit kryesor të trenit, në pjesën perëndimore të tij.

Menjëherë filluan edhe kërkimet për persona të mundshëm të lidhur me ngjarjen dhe dyshimet e para bien mbi 7 shtetas irakenë.

Top Channel