Sarandë, burri vret gruan dhe më pas veten

01/01/2016 00:00

Një ngjarje e rëndë ka përgjakur ditën e parë të vitit të ri. Në fshatin Gjashtë të Sarandës, një burrë ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Ngjarja, sipas autoriteteve lokale, ka ndodhur rreth orës 08:55, kur shtetasi Afrim Uzo ka qëlluqar me automatik bashkëshorten Lina, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten duke i dhënë fund jetës.

Sipas burimeve, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë e pranishme edhe vajza e çiftit, e cila është dërguar në spitalin e Sarandës për shkak të tronditjes së rëndë.

Autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel