BE, Holanda kryeson Presidencën në kohë krizash

02/01/2016 00:00

Holanda mori më 1 janar Presidencën e radhës së një Bashkimi Europian të lodhur nga përballja me valën më të madhe të emigracionit, që prej Luftës së Dytë Botërore; hijen e terrorit me kërcënimet e sigurisë gjithmonë e më të pranishme në kontinentin e vjetër; si dhe rritjen shqetësuese të ekstremit të djathtë.

Sfidat nuk janë të vogla dhe për Holandën, e vendosur ta mbajë bllokun të bashkuar, e gjithë kjo sipërmarrje ka për të qenë një sprovë e vërtetë. Ësht? hera e 12, q? ajo merr p?rsip?r drejtimin gjasht?mujor t? Presidenc?s s? K?shillit t? Ministrave t? 28 vendeve an?tare, por as q? b?het fjal? p?r rutin? n? sfondin e gjendjes s? unionit.

N? koh?t e k?rc?nimit nga terrori dhe t? val?s s? refugjat?ve, duhet q? BE-ja t? mbahet e bashkuar, paralajm?roi qeveria holandeze n? dokumentin parimor të paraqitur lidhur me Presidenc?n. BE-ja është përpara një testi tepër të vështirë, thuhet aty.

Fluksi i emigrantëve, kërcënimi terrorist dhe ndryshimet gjeopolitike në Lindje po i krijojnë ngërçe të mëdha Bashkimit Europian, çfarë nxjerr në pah mes të tjerash edhe rrezikun e një fragmentimi të tij.

Që Presidencës holandeze do t’i duhet të përballet me 6 muaj aspak të lehtë, këtë e pohoi hapur edhe shefja e Diplomacisë europiane, Federica Mogherini, gjatë vizitës së fundit në Hagë. Ndër prioritetet e kësaj presidence, Holanda ka renditur emigracionin dhe sigurinë, inovacionin e krijimin e vendeve të reja të punës, forcimin e financave e të Eurozonës në përgjithësi, si dhe përparësitë për politikat e klimës dhe energjisë.

Është detyra jonë ta ndihmojmë BE-në të gjejë zgjidhje të përbashkëta në këto kohë të trazuara, thuhet në raport. E megjithatë, vendi europiano-verior përballet me pakënaqësi e përplasje edhe brenda kufijve të vet.

Euroskepticizmi ka marrë hov në Holande nën flamurin e zërit më të ndezur kundër emigracionit dhe Islamit, politikanit kontrovers Geert Wilders. Nga ana tjetër, fiks në mesin e Presidencës së saj të BE-së, do t’i duhet të përballet edhe me një referendum tepër të ndjeshëm kombëtar.

Votuesve holandezë do t’iu kërkohet një qëndrim mbi marrëveshjett e tregtisë së lirë mes BE-së dhe Ukrainës. Votimi i muajit prill nuk është detyrues, megjithatë refuzimi i tij mund ta njollosë Presidencën holandeze. Përpara Holandës, këtë detyrë e mbajti Luksemburgu, ndërsa shteti tjetër në radhë është Sllovakia.

Top Channel