Kalaja e Peqinit, në gjendje të mjeruar. Tashmë vendgrumbullim mbeturinash

02/01/2016 00:00

Edhe pse tregon një pjesë të rëndësishme të historisë, kalaja e Peqinit prej vitesh nuk ka parë asnjë lloj interesi.

Tashmë, ajo është kthyer në një vendngrumbullimi të mbeturinave dhe askush nuk ka menduar për rivitalizimin apo vënien në dukje të saj.

Muret e larta prej guri nuk shërbejnë për asgjë dhe as mund të flitet për atraksione turistike. Kryetari i ri i Bashkisë së Peqinit shprehet se, ka një projekt për ndriçimin e kalasë dhe për ndërtimin e një muzeu brenda saj.

Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia”, teksa më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk.

Muret e kalasë kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash, ato janë zgjeruar më tej në shekullin e XIV nga turqit.

Top Channel