Mitrovicë, digjet një makinë zyrtare; dyshohet e qëllimshme

02/01/2016 00:00

Një makinë zyrtare në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri nga persona ende të panjohur. Makina ishte pronë e Qendrës për Punë Sociale, ndërsa dyshohet se është djegur qëllimisht të premten, rreth mesnatës.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, ka konfirmuar ngjarjen. Ai ka shtuar se, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë kompetente të Policisë së Kosovës, të cilët kanë gjetur një shishe plastike me përmbajtje lënde ndezëse.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Ky rast është proceduar menjëherë nga organet kompetente hetimore, teksa po hetohet si zjarrvënie.

Top Channel