Somalezët e al-Shababit, thirrje myslimanëve të SHBA-ve

02/01/2016 00:00

Grupi terrorist somalez al-Shabab ka publikuar – sipas CNN-it, – një video të re rekrutimi, në të cilën u thotë myslimanëve të Amerikës se, vendi ku jetojnë ka një histori të gjatë racizmi e diskriminimi dhe se, komunitetit të tyre shumë shpejt do t’i kthehet kundër.

Videoja e grupit të lidhur me al-Kaedën kombinon pamje filmike të “Malcom X”-it, duke risjellë në vëmendje historikun e të drejtave civile me ato të kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, për ta etiketuar kësisoj shoqërinë amerikane si “raciste”.

Pas masakrës së San Bernardinos, manjati i pasurive të patundshme deklaroi se, donte që myslimanëve t’iu ndalohej rreptësisht hyrja në SHBA, deri në momentin – siç tha, – që përfaqësuesit e këtij vendi ta kuptojnë saktësisht se çfarë dreqin po ndodh.

Këtë shprehje, videoja e nxjerr në pah në mënyrë të veçantë, ndërsa fshin vetëm fjalën “dreq”.

Top Channel