Harrison Ford do të jetë sërish Indiana Jones

02/01/2016 00:00

Pas “Star Wars” edhe saga e Indiana Jones do të ketë një episod të ri. Pas shumë vitesh pritje, zyrtarizimi i projektit të filmit të ri ka ardhur nga administratori i deleguar i “Disney”, Bob Iger.

Harrison Ford, tashmë 73 vjeç, do të interpretojë sërish një prej personazheve më të dashur të karrierës së tij, që do të shënojë dhe kapitullin e pestë kinematografik.

Prapa skenave, regjia për aventurën e arkeologut të famshëm do t’i besohet të përhershmit Steven Spielberg.

Top Channel