Barcelona barazon në derbin me Espanyol

02/01/2016 00:00

Barcelona la dy pikë në ndeshjen e parë të vitit 2016, duke e bërë më interesante garën për titull në Spanjë. Katalanasit e Luis Enrique barazuan pa gola në derbin ndaj Espanyol.

Pavarësisht rasteve të shumta për gol, sulmuesit e Barca-s nuk arritën të tundnin asnjëherë rrjetën e kundërshtarëve, të cilët ishin mëse të kënaqur me një barazim.

Në derbin e parë të këtij viti, Barcelona-s i mungoi edhe pak fati, pasi shtylla nuk lejoi Messi-n në pjesën e parë dhe Suarez në të dytën t’i gëzoheshin ndoshta golave të fitores.

Top Channel