Vit i mbarë për Rafa Nadal, spanjolli fiton turneun e Abu Dhabit

02/01/2016 00:00

Viti 2016 ka nisur mirë për Rafa Nadal. Tenisti spanjoll, numri 5 në botë, ka fituar për herë të tretë turneun e Abu Dhabit.

Në finale, Nadal ka mundur tre sete 7-6 dhe një 6-3 kanadezin Milos Raoniç, numri 14 në renditjen botërore.

“Vij gjithmonë këtu me kënaqësi. Publiku është fantastik”, u shpreh spanjolli nga Majorka në përfundim të turneut.

Ndërkohë, në takimin për vendin e tretë fitues rezultoi David Federer, që sfidoi zviceranin Stan Wawrinka, që u tërhoq në fillim të setit të tretë pasi kishte fituar të parin 7-6 dhe humbur të dytin 6-4.

Top Channel