Akuzat e PD, MPB: Punën evidente të policisë nuk e zbehin shpifjet

03/01/2016 00:00

Pas deklaratës së Alibeajt nga selia e Partisë Demokratike, ka reaguar dhe Ministria e Brendshme me anë të një njoftimi për shtyp, duke e cilësuar gënjeshtër atë.

“Puna e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme flet shumë më qartë e më fort, se çdo deklaratë politike. Rezultatet e luftës kundër informalitetit, paligjshmërisë e kriminalitetit janë aq evidente, sa mbi 1000 konferencat e shtypit të SHQUP-it të mbledhura bashkë nuk e fshehin dot. Sumet politike të këtij lloji janë konfirmimi më i mirë se, jemi në rrugën e duhur për ta bërë Shqipërinë më të drejtë, më të paqtë e më të sigurtë”, mbyllet reagimi i Ministrisë së Brendshme.

Top Channel