Ambasadorja e Kinës, në Durrës: Qyteti ofron turizëm gjithëvjetor

03/01/2016 00:00

Ambasadorja e Kinës në vendin tonë e ka nisur vitin e ri me një vizitë në qytetin e Durrësit, duke vënë theksin te turizmi arkeologjik dhe gjithëvjetor, që ofron ky qytet me histori të lashtë.

Në krye të një delegacioni me zyrtarë të tjerë të ambasadës, ambasadorja Jiang Yu vizitoi Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Gjatë kësaj vizite, ajo u shoqërua nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, me të cilin ka biseduar mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetit, si dhe burimet e shumta turistike, që ofron ai për vizitorët.

Kryebashkiaku Dako e vuri theksin te nxitja e investimeve vendase dhe të huaja në sektorin e turizmit, ndërkohë që mori dhe një ftesë për të vizituar qytetin kinez të Shantout, me të cilin Bashkia e Durrësit ka një memorandum bashkëpunimi.

Ftesa në këtë fillimviti është pranuar me kënaqësi nga Dako, i cili shikon te forcimi i këtij bashkëpunimi mundësi dhe hapësira të reja zhvillimi për qytetin e Durrësit.

Top Channel