Ndante toka me dokumente të falsifikuara, ndalohet zyrtari i Komunës Shëngjin

03/01/2016 16:05

Ish-shefi i shërbimeve të Komunës Shëngjin është ndaluar gjatë së dielës nga specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko-Financiar pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas policisë së Lezhës, shtetasi Agostin Gjini, 51 vjeç, është ndaluar këtë të diel pasi në kohën kur kryente funksionin e shefit të Shërbimeve pranë Komunës Shëngjin, në bashkëpunim me persona të tjerë të administratës publike, të cilët janë ndaluar më parë nga policia, kanë shpërdoruar detyrën duke ndarë tokat si  bujqësore në zonën turistike Kune-Shëngjin me dokumente të falsifikuara.

Në nëntor të vitit që sapo lamë pas 51-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Top Channel