Chelsea, fitore bindëse në transfertë

03/01/2016 00:00

Viti 2016 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Chelsea-n, të cilët pa portugezin Mourinho në stol kanë marrë një fitore 0-3 në fushën e vështirë të Crystale Palace.

Londinezët, të cilët tashmë drejtohen nga holandezi Hiddink, e kanë dominuar takimin, duke realizuar një gol në pjesën e parë me brazilianin Oscar, si dhe dy gola në 45 minutat e dyta të ndeshjes, me Willian dhe Diego Costa-n.

Një fitore në transfertë me rezultatin e pastër 0-3 është e duhura për “Blutë  e Londrës” në këtë fillim viti, të cilët gjenden në situatë aspak të favorshme, në vendin e 14 me 23 pikë.

Megjithatë me rezultatet e arritura nën drejtimin e Hiddink, ekipi duket se ka gjetur besimin dhe motivimin e munguar krahasuar në periudhën e fundvitit të kaluar nën drejtimin e portugezit, Mourinho. 

Top Channel