Merkatoja në futboll, ja disa protagonistë për janarin

03/01/2016 00:00

Arsenal është gati të bëjë shpenzime marramendëse për të sjellë në “Emirates Stadium”, Pierre Emerick Aubameyang. Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik, “The Sun”, klubi londinez është gati të ofrojë 57 milionë euro për të siguruar shërbimin e sulmuesit të Borusias së Dortmundit, kontrata e të cilit me klubin gjerman përfundon në qershor të vitit 2020.

Mario Balotelli mund të kthehet te Liverpool-i. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport”, sipas së cilës, agjenti i futbollistit, Mino Raiola po kërkon të bindë trajnerin e “The Reds” për të marrë sërish në “Anfield” sulmuesin italian që është dhënë në formë huazimi te Milan. Do të jetë pikërisht trajneri gjerman ai që do të vendosë nëse do ta kthejë Balotelli-n te Liverpool-i apo jo, por gjithçka do të varet nga vetë sulmuesi, i cili do të duhet të tregojë se e meriton këtë shans në fushën e lojës.

Marc Andre Ter Stegen vihet në orbitën e klubeve britanike e më konkretisht në atë të Liverpool. Portieri gjerman së fundmi ka shfaqur pakënaqësi për aktivizimin e pakët te Barcelona dhe nuk e përjashton largimin nga kampionët e Spanjës. Sipas asaj që publikohet te “Mirror”, Liverpool është gati të ofrojë 14 milionë euro për Ter Stegen, por klubi katalanas kërkon dyfishin e shumës së ofruar nga “The Reds”.

Top Channel