Kthimi i emigrantëve, radhë në Kapshticë

03/01/2016 00:00

Me dhjetëra mjete janë në radhë në Pikën Kufitare të Kapshticës për shkak të kthimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Gjatë ditës së diel ka pasur një fluks më të madh se ditët e tjera të atyre që kthehen.

Mësohet se pala shqiptare është duke punuar me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke është duke punuar me 4 sportele, 2 më hyrje dhe 2 në dalje.

Kthimi i emigrantëve që kaluan festat e fundvitit me të afërmit e tyre për në vendet ku ata punojnë ka krijuar edhe radhët në këtë pikë kufitare.

Ndërkohë, probleme emigrantët kanë pasur edhe në Portin e Durrësit, veçanërisht me pasaportat e fëmijëve të lëshuara në vitet 2009-2010 dhe që, pavarësisht afatit 10-vjeçar të shënuara në to, ato konsiderohen dokumente të pavlefshme për udhëtim.

Top Channel