Kthimi i emigrantëve, fluks në Morinë

04/01/2016 00:00

Menjëherë pas festimeve, në doganën e Morinit dje dhe sot ka patur një fluks në rritje të kalimeve.

Për pëballimin e fluksit u dyfishua edhe numri i sporteleve me qëllim edhe eleminimin e radhëve. Dogana e Morinit vuri në dispozicion të përpunimit të dokumentacionit 4 sportele në një kohë kur kontrolli kryhet në të dyja kahet.

Gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar në Morinë kanë hyrë më shumë se 1500 persona dhe kanë dalë mbi 1700 të tjerë.

Të njëjtat burime thonë se edhe numri i automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova, në ditët e para të vitit 2016 ka qenë i lartë.

Top Channel