Gjirokastër, kapen 20 klandestinë

04/01/2016 12:30

Rreth 20 shtetas të huaj, 18 marokenë dhe dy palestinezë, janë kapur nga Policia e Gjirokastrës në vendin e quajtur Nepravishtë.

Ata kishin hyrë nga Greqia nëpërmjet kufirit të gjelbër me synim udhëtimin drejt Malit të Zi e më pas drejt Gjermanisë.

Të gjithë personat hynë ilegalisht dhe në bazë të marrëveshjeve ata janë rikthyer nga vendi prej nga kanë ardhur, Greqia. Mbyllja e rrugëve të lëvizjes së refugjatëve sirianë e bashke me ta edhe të huajve të tjerë nga Maqedonia solli paralajmërimin se rruga e radhes do të ishte Shqipëria, për shkak edhe të ardhjes së dimrit.

20 klandestinët e kapur së fundmi janë të parët që mendohet se kanë hyrë nga Greqia, ku me mijëra të tjerë qëndrojnë të bllokuar.

Top Channel