Marsela dhe Landi i West Side Family tregojnë talentin në polifoni

04/01/2016 00:00

Në puntatën e kaluar të spektaklit televiziv “Në 1 Javë”, që transmetohet në Top Channel, Marsela dhe Landi kishin si “detyrë” të këndonin një këngë polifonike.

Dy këngëtarët, të veshur me kostume tradicionale labe, performuan për më shumë se 3 minuta e gjysmë, duke marrë përsipër të kënduarit e një kënge që nuk i kemi parë ndonjëherë më parë të këndojnë.

Landi i West Side Family i përfshirë më shumë në pop dhe Marsela Çibukaj, në rock dhe R&B, treguan se kanë talent edhe në polifoni.

Për të votuar për këtë performancë klikoni këtu.

Top Channel