Zonat e lira ekonomike, shtyhet shpallja e fituesit të parë

04/01/2016 15:25

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka vendosur të shtyjë shpalljen e fituesit për zonën e lirë ekonomike deri në një kohë ende të pacaktuar.

Ndonëse sipas afateve fillestare, fituesi duhej të shpallej 30 ditë pas zhvillimit të tenderit komisioni i vlerësimit të ofertave e ka shtyrë vendimit.

Burime zyrtare nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik i thanë “Top Channel” se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka kërkuar më shumë kohë për të bërë verifikimet mbi ofertën e kompanisë kineze. Sipas këtyre burimeve, ligji ia jep të drejtën komisionit që ta shtyjë shpalljen e fituesit për të kryer verifikime shtesë.

“Top Channel” ka mësuar se qeveria shqiptare, përkatësisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kontaktuar kompaninë Deloite për të verifikuar dokumentacionin e kompanisë kineze, e cla dha dhe ofertën pretendente në tender.

Pas vitesh të tëra zvarritje dhe dështimesh,Shqipëria zhvilloi tenderin e parë për ndërtimin e një zone të lirë ekonomike në 28 tetor të vitit të kaluar. Në tender u paraqitën dy oferta. E para nga një konsorcium kompanish kineze nën emrin Zhejiang Haiteng Investment, që parashikonte 1.5 miliardë dollarë investime dhe mbi 90 mijë vende pune, ndërsa e dyta nga një kompani italiane.

Sipas afateve fillestare komisioni duhet ta shpallte ofertën fituese 30 ditë pas zhvillimit të tenderit, pra në datën 28 nëntor, por procesi po rezulton më i gjatë nga cpritej fillimisht. Prej vitesh shqiperia ka tentuar disa here te ndertoje nje zone ekonomike. Madje ne vitin 2006 qveria e asaj kohe shpalli 9 projektr per zonat e lira ekonomike dhe parqet industriale te cilat nuk u realizuan asnjehere.

Qeveria e re pretendon se e ka përmirësuar kuadrin ligjor në bashkëpunim me një ekip të universitetit të Harvardit. Por a do të rezultojë i sukseshëm tenderi këtë herë? Kjo mbetet për tu parë, të paktën deri në vendimin e komisionit

Top Channel