Perez fton bordin në një mbledhje urgjente, pritet shkarkimi i Benitez

04/01/2016 00:00

Rafa Benitez pritet të shkarkohet nga Real Madrid vetëm gjashtë muaj pas emërimit në stolin e madrilenëve. Presidenti i skuadrës, Florentino Perez ka ftuar bordin në një mbledhje urgjente pasditen e së hënës që do të pasohet nga një konferencë për shtyp në orën 17:30 me kohën tonë.

Pritet që bordi të marrë vendim për shkarkimin e Benitez dhe t’i besojë skuadrën legjendes Zinedine Zidane, i cili do të lërë skuadrën B për ekipin e parë.

Perez është një adhurues i madh i Jose Mourinhos dhe portugezi është një altenativë për sezonin e ardhshëm, në rast se Zidane dështoi të arrijë rezultatet e kërkuara deri në verë.

Benitez ka dështuar deri më tani të fitojë në transfertë njërën prej ndeshjeve që cilësohen të mëdha në Spanjë, përfshirë atë me Villareal, Sevilla, Barcelona, Ateltico Madrid, Valencia dhe me PSG-në në Champions.

Top Channel