SHBA, protestuesit në mbështetje të fermerëve nga Oregoni

04/01/2016 00:00

Protestues të armatosur kanë pushtuar një ndërtesë qeveritare në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veprim ky që bëhet – sipas tyre, – në mbështetje të dy fermerëve, at e bir, të cilët janë urdhëruar të kthehen në burg.

Dwight Hammond, 73-vjeçar, dhe djali i tij Steven, 46 vjeç, u dënuan për zjarrvënie në 2012-n, megjithatë një gjykate ka dalë tani në përfundimin se dënimi i tyre fillestar ka qenë shumë i shkurtër.

Fermerët thonë se ndezën zjarre në tokë federale, me qëllimin të luftonin speciet e dëmshme e të mbronin tokën e tyre nga zjarret pyjore.

Rasti në fjalë ka ngritur në këmbë aktivistët e krahut të djathtë, që nuk e durojnë dot ndërhyrjen e qeverisë.

Grupe nga këta të fundit po mbajnë të pushtuar Qendrën kombëtare të Jetës së Egër në Burns. Ata thonë se, nuk kanë ndërmend të lëvizin prej andej dhe se, janë të gatshëm të përdorin dhunën, nëse policia do të përpiqet t’i largojë me forcë.

Top Channel