Nuk ishte puthitur dera, avioni bën prapakthehu

04/01/2016 00:00

Një avion pasagjerësh me 163 persona në bord u detyrua të kthehej mbrapsht, 40 minuta pas ngritjes në ajër, pasi u mësua se njëra derë e mjetit nuk ishte e puthitur plotësisht.

Avioni i “Jin Air”, dega “low cost” e “Korean Air”, ishte nisur nga Cebu i Filipineve me destinacion Busanin në Korenë e Jugut.

Një punonjës i “Jin Air” e konfirmoi incindentin për CNN-in, duke sqaruar se një zhurmë e pazakontë kishte lajmëruar stafin për mosmbylljen e mirë të derës, çfarë detyroi pilotin të kthente avionin mbrapsht në Cebu.

Në momentin e incidentit, “Boeing 737-800” ndodhej në 3.000 metra lartësi.

Top Channel