I ftohti i acartë vret 21 persona në Poloni; 39 në total prej nëntorit

04/01/2016 00:00

Polonia është prekur nga i ftohti i papritur më vdekjeprurës në të gjithë historinë, që ka lënë 21 persona të vdekur përgjatë fundjavës, duke qenë se temperaturat kanë rënë menjëherë deri në -18 gradë Celcius.

Megjithatë, që prej 1 nëntorit, të paktën 39 persona kanë humbur jetën nga moti i ftohtë në Poloni. 6 prej viktimave kanë rrëshqitur dhe kanë humbur jetët në malet Tatra, në kufirin me Sllovakinë.

Një situatë e ngjashme të ftohti raportohet edhe në Gjermani, në qytetin e Bremenit, ku 300 emigrantë raportohen të jenë evakuuar nga tendat.

Që prej hyrjes së vitit të ri, temperaturat e acarta i kanë përkeqësuar edhe më shumë kushtet për emigrantët, të cilët jetojnë nëpër vende akomodimi të përkohshme.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji për ngrohje në Bremen është ndalur, sipas disa zyrtarëve të cituar nga gazeta “Neue Osnabrucker Zeitung”.

Disa media të tjera gjermane bëjnë të ditur se emigrantët, që janë në pritje për t’u regjistruar si refugjatë, janë duke qëndruar mes temperaturave tepër të ulëta jashtë zyrave qeveritare në Berlin, të cilat janë rihapur pas pushimeve.

Top Channel