Kim ngacmon vëllain për tatuazhin e Ritës

04/01/2016 00:00

Kim Kardashian ka ngacmuar vëllain, Rob, për shkak të peshës, duke thënë se tatuazhi i Rita Orës i është deformuar, duke iu bërë si kukullat “Cabbage Patch” që simbolizojnë fëmijët e shëndoshë.

Rob kishte bërë tatuazh Adrienne Bailon, ish të dashurën, të cilën më pas e “modifikoi” me të dashurën e re, Rita Orën, e cila sot është një tjetër ish e 28-vjeçarit.

Mirëpo, nga viti 2010 deri më 2014, Rob besohet se ka shtuar 50 kilogramë, duke bërë që Kim ta ngacmojë.

“Ai e mbuloi Adriennen me një tatuazh të ri të Ritës si kukull barbi, por që tashmë është shndërruar në në një kukull të madhe të ‘Cabbage Patch’”, tha Kim duke qeshur.

FOTO GALERI
1/3
Rob Kardashian dhjetor 2010 (majtas) dhe qershor 2014 (djathtas)

Top Channel