Justin Bieber ka puthur modelen Haliey Baldwin në publik, saktësisht në një festë në Saint Barthelemy, duke konfirmuar se 19-vjeçarja është e dashura e tij.

“Një puthje pasionante”, kështu e kanë quajtur mediat rozë të cilat thanë se Bieber e ka puthur me qëllim 19-vjeçaren për të zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Po ashtu, pasditen e së hënës, Bieber ka psotuar edhe një foto me Baldwin ku të dy shihen ulur, me pop-këngëtarin që shikon nga dekolteja e bjondes.

Para pak kohësh, Justin dhe Haliey kishin hedhur poshtë fjalët se ata të dy ishin në një lidhje, me 19-vjeçaren që kishte thënë se ishin vetëm shokë.

“Ne jemi vetëm shokë. E njoh atë prej një kohe shumë të gjatë. Po përpiqem të jem një shoqe e mirë dhe ta mbështes atë, por ashtu siç ndodhë zakonisht në të tilla rate, çdo vazjë që i afrohet etiketohet si e dashura e tij”, pati deklaruar Hailey.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel