Dueti i pazakontë mes Rita Orës dhe Lewis Hamilton

04/01/2016 00:00

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton dhe ylli i popit, Rita Ora kanë bashkuar forcat për të sjellë një përformancë aspak të zakonshme të këngës “Easy”.

Përderisa këngëtarja me origjinë shqiptare këndon, Hamilton përkujdeset për melodinë duke luajtur në piano.

Ka qenë Rita Ora ajo që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram videon ku shihet bashkë me Hamilton.

Mbrapa në kohë, saktësisht në muajin tetor, Hamilton rrëfeu dëshirën e tij të madhe për të mësuar instrumentet muzikore.

Në atë kohë, ai deklaroi se dinte shumë mirë të luante këngët “Someone like you” të Adele, “Easy” të Commodores dhe “When I was your man” të Bruno Mars.

Top Channel