Mbase Ralf Valdo Emerson kishte të drejtë, kur tha: Shkruaje në zemrën tënde, që çdo ditë është më e mira e vitit. Ndërsa Oprah Winfrey, me mençuri uroi: Gëzuar një vit të ri dhe një mundësi tjetër për t’ia dalë mbanë!

Ja cilat janë rezolutat e njerëzve të famshëm për 2016-n:

Kim Kardashian West
“Sapo mendova për rezolutën e këtij viti. Do të doja shumë që t’ia bëja më të lehtë jetën nënës sime. Ajo është më e mira dhe bën gjithçka për ne”.

Kourtney Kardashian
“Të jetoj më shumë të tashmen dhe të kaloj më pak kohë në telefon”.

Aktori dhe komediani amerikan, Colin Quinn
“Postimet e mia në Tëitter të jenë të këndshme, të mençura dhe të arrijnë drejt perfeksionit”.

Gazetarja e famshme kolumbiane, Nina Garcia
“Koha është luksi ynë më i madh, merreni me qetësi dhe shijojeni atë”.

Aktori i famshëm britaniko-indian, Kunal Nayyar
“Të lë mënjanë ndryshimet mes njerëzve në jetën time dhe të shëroj të gjitha marrëdhëniet e mia konfliktuale me dashuri të pastër”.

Kritiku letrar amerikan, Steven Moore
“Flasim aq shumë për rezolutat e 2016-s… Por gjëja më e mirë, që mund të bëjmë me shumë pak përpjepkje, është që të jemi të mirë me të gjithë”.

Komediani Bill Nye
“Së bashku mund ta bëjmë botën një vend më të mirë”.

Muzikanti amerikan Skrillex
“Të ngadalësoj kohën…”.

Kantautori dhe këngëtari britanik, Nathan Sykes
“Të jem në formë të mirë përgjatë gjithë vitit”.

Kreu i bandës amerikane të Rock-ut, “The Fall Out Boy”
“Të ha më shumë pizza”.

Top Channel