Barça, Turan e Vidal mund të debutojnë të mërkurën

04/01/2016 00:00

Arda Turan dhe Aleix Vidal mund të debutojnë me Barcelonën të mërkurën në mbrëmje, në sfidën kundër Espanyol, e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Të dy lojtarët u bënë pjesë e kampionëve spanjoll verën e kaluar, pasi u transferuan nga Atletico Madrid dhe Sevilla, por nuk kanë luajtur akoma asnjë ndeshje për shkak të dënimit të FIFA-s.

Edhe Barcelona ka konfirmuar se lojtarët mund të zbresin në fushë të mërkurën, pasi kjo gjë tashmë është vetëm në dorën e trajnerit Enrique.

Aleix Vidal ka zgjedhur numrin 22 që ta mbajë në shpinë, të njëjtin numër që mbante te Sevilla, kjo për shkak se Dani Alves i cili kishte këtë numër, tani ka numrin 6 që dikur mbahej nga Xavi.

Ndërkohë, Arda Turan sigurisht që nuk mund të shpresonte të kishte të njëjtën numër te Barça siç e kishte te Atletico, pasi 10-ta i përket vetëm një lojtari aty, dhe për këtë arsye ai ka zgjedhur numrin 7, që mbahej nga Pedro.

Top Channel