Djali bllokon Madonna-n në “Instagram”

05/01/2016 00:00

Djali i Madonna-s, Rocco ka bllokuar nënë e tij nga llogaria e “Instagrm”-it, raporton “The Sun”. Një burim për uebsajtin ka deklaruar:

“Nuk është një shenjë e mirë që Rocco ka bllokuar mamanë e tij nga rrjetet sociale, dhe sidomos në këtë moment që mediat rozë janë të pushtuar me lajmet rreth tyre”.

Rocco përflitet se ka bllokuar këngëtaren pas padisë së bërë në gjykatën e Nju Jorkut, e cila kërkon rikthimin e tij në shtëpi. Disa orë pasi ai kishte fshirë mamanë e tij nga “Instagrami, Rocco e ka mbyllur fare profilin e tij në këtë rrjet social.

Top Channel