Ylli i “Fifty Shades of Grey” shpërthen ndaj industrisë së filmit

05/01/2016 00:00

Dakota Johnson, ylli i “Fifty Shades of Grey”, ka shpërthyer ndaj industrisë së filmit, duke e ofenduar rëndë dhe duke theksuar se ka një paragjykim për moshën e aktoreve në këtë industri.

Ylli 26-vjeçar, vajza e Melanie Griffith dhe Don Johnson, është shprehur pa doreza në një intervistë të dhënë për numrin e fundit të revistës “Vogue”.

Duke ju referuar nënës së saj, aktores së “Working Girl”, 58-vjeçe dhe gjyshes Tippi Hedren 85-vjeçe, ajo ka thënë: “Pse nuk luan nëna ime filma? Ajo është një aktore e jashtëzakonshme. Pse nuk luan gjyshja ime në filma? Sepse kjo industri është e shpifur”.

Në intervistën e dhënë, Johnson ka shtuar gjithashtu se roli i saj në filmin “Fifty Shades of Grey”, i ka dhënë asaj një famë të jashtëzakonshme dhe e ka kthyer atë në një nga emrat më të përfolur të Hollywood.

“A mendoj unë se ai film më hapi shumë dyer? Sigurisht. Më shumë njerëz më njohin tashmë”, ka thënë Dakota.

Top Channel