Me të burgosurit që nuk kanë frikë nga dënimi me vdekje

05/01/2016 00:00

Në burgun e Kalifornisë, shumica e të burgosurve të dënuar me vdekje nuk kanë aspak frikë. Kjo sepse të gjitha ekzekutimet janë lënë pezull që nga viti 2006 në shtetin amerikan ku më shumë se 700 persona presin të shkojnë në botën tjetër.

Në Burgun Shtetëror San Quentin, vrasës famëkeq si Scott Peterson kalojnë ditët duke luajtur basketboll dhe duke mos menduar aspak për injeksionin vdekjeprurës që i pret.

Pezullimi i ekzekutimeve është bërë pasi shteti kërkon të zëvendësojë injeksionin me 3 helme me një tjetër që do të përmbajë vetëm një helm. Ky zëvendësim kërkohet pasi injeksioni i parë u konsiderua nga gjykata në vitin 2006 si një ndëshkim shumë mizor.

Të burgosurit e kanë përshkruar jetën e tyre në burg si monotone dhe kanë treguar se e kalojnë kohën duke lexuar ose duke parë televizor. Shumica gjithashtu thonë se janë të pafajshëm.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel