F1, Rosberg për Red Bullin: Nuk duhet ta nënvlerësojmë

05/01/2016 13:25

“Red Bulli nuk duhet nënvlerësuar në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2016, pavarësisht problemeve që kjo skuadër pati gjatë vitit që sapo u mbyll“. Kjo është ajo që ka deklaruar Nico Rosberg, i cili theksoi se skuadra austriake është ende e fortë.

“Asnjëherë nuk duhet të mendosh se Red Bulli është jashtë loje. Mbetet një skuadër e fortë. Përpara dy vitesh, Red Bulli ishte dominues dhe askush nuk ishte në gjendje që ta mposhtte. Do të rikthehet në nivelet më të larta, kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm“, tha Rosberg.

Red Bulli e dominoi Botërorin e Formulës 1 në periudhën 2010-2013, kur fitoi 4 tituj botërorë me Sebastian Vettel. Por kjo skuadër nuk ishte në gjendje që të përshtatej me motorët V6, gjë që e bëri të pamundur për të të rivalizonte me Mercedesin dhe Ferrarin dhe vitin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e katërt për konstruktorë.

Top Channel