Bllokimi i rrugëve, Xhika: Hetim kompanive mirëmbajtëse

05/01/2016 00:00

Bllokimi për disa orë i aksit rrugor Korçë- Kapshticë nga bora dhe akulli, ne pikun e lëvizjes së mjeteve atje, ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të nisë një hetim.

Drejtoria e Rrugëve do të shikojë se si kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë plotësuar detyrimet e tyre që nga kriposja e rrugës deri te largimi i borës.

“Ka qënë bllokuar për dy orë trafiku, kompania e mirëmbajtjes nuk ka qënë në nivelin e duhur, madje ka patur dhe një denoncim për këtë kompani. Ne jemi duke vlerësuar situatën, sigurisht që do të ketë penalitete për kompani që nuk i përgjigjen kontratave të mirëmbajtjes. Madje, këto penalitete do të jenë dhe ekstreme duke u ndërprerë kontratën të gjithë atyre kontraktorëve, akset e të cilëve do të paraqesin probleme”, tha Dashamir Xhika, kreu i ARRSH-së.

Top Channel