Gjobë për bllokimin e rrugës firmës nënkontraktore

05/01/2016 14:10

Penalizohet financiarisht firma nën kontraktore që mirëmban aksin rrugor Korçë-Kapshticë. E gjithë kjo lidhet me bllokimin prej dy orësh të këtij aksi nacional të dielën pasdite ku qindra emigrantë kryesisht kanë mbetur në rrugë.

Për firmën në fjalë pritet edhe një vendim pas rishikimit të kontratës që ka me agjencinë rajonale të rrugëve. Pas takimit që Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve ka pasur me të gjitha firmat nën kondraktore në akset rrugore mjetet do të qëndrojnë në gatishmëri dhe nuk do ketë asnjë tolerim.

Top Channel