Merkato, rritet vlera e Hysajt, Berishës e Manajt

05/01/2016 00:00

Paraqitjet e mira të disa prej lojtarëve kuqezi me skuadrat respektive ka bërë që të rritet edhe vlera e tyre në treg.

Elseid Hysaj mbetet futbollisti më i shtrenjtë, pasi vlera e kartonit të tij ka shkuar në 9 milionë euro. Në fillim të këtij sezoni, shkodrani kushtonte 4.5 milionë euro.

Paraqitjet e mira në tre muajt e parë bënë që vlera të shkojë në 7.5 milionë euro, ndërsa me hapjen e merkatos së janarit çmimi i Hysajt ka shkuar në 9 milionë euro.

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, aktualisht vlerësohet në treg me 4 milionë euro. Çmimi i tij është rritur me një milion, pasi në start të këtij sezoni kushtonte 3 milionë euro.

Paraqtijet e mira në disa ndeshje në kampionat, por edhe në Europa League, kanë bërë që kosovarit t’i rritet vlera në merkaton e dimrit.

Një tjetër lojtari të cilit i është rritur vlera është edhe talenti Rey Manaj. Në qershor të vitit të kaluar, para se të transferohej nga Cremonese tek Interi, sulmuesi kushtonte 175 mijë euro.

Pak muaj pasi u bashkua me skuadrën zikaltër, vlera e Manajt thuajse u 5-fishua dhe lojtari tashmë kushton 800 mijë euro.

Top Channel