“Swift dhe Harris nuk po bashkëjetojnë”

05/01/2016 00:00

Një zëdhënës i Taylor Swift ka nxituar të hedhë poshtë raportimet e mediave rozë se këngëtarja dhe i dashuri i saj, Calvin Harris, janë duke bashkëjetuar.

Të hënën u raportua se Swift ishte shpërngulur në shtëpinë e skocezit në Beverly Hills dhe janë duke planifikuar fejesën.

“Ata absolutisht nuk janë duke bashkëjetuar”, ka deklaruar zëdhënësi.

Në të vërtetë, revista “E!” citoi një burim të sajin i cili thoshte se Taylor dhe Harris janë duke bashkëjetuar, ndërsa brenda vitit edhe mund të fejohen, tashmë që edhe turi i këngëtares ka përfunduar.

Top Channel