Australia është vendi i stuhive të mëdha dhe dukurive natyrore mahnitëse. Dikujt mund t’i kujtohet stuhia e pak muajve më parë që dhuroi spektakël në plazhet australiane.

Por së fundmi, kamerat amatore kanë regjistruar një fenomen të pazakontë që ufologët e lidhin me aktivitetin e jashtëtokësorëve. Një dritë e fuqishme në formë rrethore u shfaq befas dhe u zhduk po me aq shpejtësi në qytetin e Canberras gjatë një stuhie.

Drita nuk shoqërohet me zhurmën karakteristike të rrufesë, ndaj ufologët shprehën të bindur se bëhet fjalë për jashtëtokësorë që kanë udhëtuar drejt një dimensioni tjetër. Teoria e tyre bazohet më shumë në skenarët hollivudianë të filmave fantastiko-shkencorë.

Pamjet janë publikuar fillimisht në rrjetin social Reddit.

Top Channel