Hailey do “paqe” me fansat e Bieber

05/01/2016 00:00

Ata përfundimisht e konfirmuan se janë në lidhje, pasi postuan një foto në rrjetet sociale, por disa prej adhuruesve të Justin Bieber janë treguar shumë të ashpër me të dashuren e re të idhullit të tyre, Hailey Baldwin.

Përpos fjalëve aspak të mira nga fansat e Bieber, Hailey u detyrua që të durojë edhe ofendimet e adhuruesve të Selena Gomez, ish e dashura e Bieber.

“Ti je k…., Selena është shumë më e mirë se ti. Justin nuk është për ty”, shkroi njëri në Instagram. “Ai thjesht do trupin tënd, ti je një hiç në krahasim me Selenën”, shkruante një tjetër.

Përballë komenteve të këtij lloji, Hailey bëri ftesë për paqe përmes një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram. Modelja 19-vjeçare që është me pushime në Karaibe me Justin, tregoi se është në formë shumë të mirë.

Top Channel