Berisha: Më kërcënoi Beso i “Tajvanit”. Reagon biznesmeni: Ka 15 vjet që më sulmojnë

05/01/2016 00:00

Mesditen e së martës, ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, i ka ardhur nga biznesmeni Besnik Sulaj.

Sipas Berishës, kërcënimi ka ardhur pas denoncimit të bërë lidhur me dhënien me koncension të parkimit nëntokësor tek parku “Rinia”. Madje, ish-kryeministri Berisha ka publikuar dhe teksitn e SMS së mbërritur në telefonin e tij.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha, i cili po ashtu nëpërmjet Facebook-ut, e ka cilësuar kërcënim mafioz atë ndaj Sali Berishës.

“I bëj me dije Edi Ramës se Partia Demokratike e mban atë politikisht, ligjërisht dhe personalisht përgjegjës për këtë kërcënim mafioz dhe se pasojat e këtij akti do të bien personalisht mbi të dhe skotën e tij të banditëve dhe të korruptuarve me të cilët sundon Shqipërinë edhe për pak kohë”, thuhet në postimin e Bashës.

Por ndërkaq, gjate orëve të pasdites, Besnik Sulaj biznesmeni i akuzuar nga Berisha dhe Basha për kërcënimin, ka reaguar me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, duke shpresuar që asnjë biznesmen dhe asnjë qytetar të mos përndiqet politikisht si ai për më shumë se 15 vjet.

“Periudhë gjatë së cilës jo vetëm më kanë detyruar të paguaj gjoba, por mjerisht jam bërë pjesë e leksikut politik të këtyre viteve, unë punoj drejt! Gjithkush mund ta kontrollojë punën time. Unë nuk dua që fëmijët e mij, ashtu siç dëshiroj për fëmijët e kujtdo tjetër, të rriten në një vend ku barra e provës bie mbi të akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin, por e bën atë anëtar partie”, mbyllet reagimi i Sulajt.

Top Channel