Tiranë, masa ndaj përmbytjeve. Veliaj: Priten reshje të dendura, 800 punonjës në terren

05/01/2016 00:00

Bashkia e Tiranës ka mobilizuar rreth 800 punonjës, kryesisht të ujësjellës-kanalizimeve, por edhe të Policisë Bashkiake, ndërmarrjeve të pastrimit dhe shërbimit zjarrfikës, për të parandaluar problemet që mund të sjellë moti i keq në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Kreu i bashkisë, Veliaj thotë se në dispozicion të qytetarëve është numri 128 i bashkisë, ku ata mund të lajmërojnë për cdo situatë emergjence.

Duke qenë se parashikimet janë për shira tej normales nga ora 14:00 deri në orën 19:00 të së mërkurës, kreu i bashkisë u kërkon qytetarëve të shmangin udhëtimin përgjatë këtyre orëve.

Top Channel