Analiza, PD akuzon Tahirin: Largimi i tij, parakusht për stabilizimin e vendit

05/01/2016 00:00

Pas bilancit të bërë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar dhe Partia Demokratike me anë të anëtares së Këshillit Kombëtar, Ina Zhupa.

Sipas saj, Saimir Tahiri duhet të ishte prapa hekurave, si koordinatori dhe protektori i trafikut të lëndëve narkotike.

Në deklaratën e saj, Zhupa renditit një sërë akuzash – të bëra prej kohësh nga selia blu në drejtim të ministrit Tahiri, – duke nisur që nga përdorimi i makinës personale për trafik droge nga kushërinjtë e tij, te fshehja e urdhrit të ekstradimit për Mark Frrokun, manipulimin e provave për Armando Prengën, e deri tek akuzat për dhunimin e zgjedhjeve dhe votës së lirë.

“Ministri i krimit dhe korrupsionit, njolla e turpit të Shqipërisë duhet të largohet njëherë e mirë, një orë e më parë, si parakusht për stabilizimin e rendit dhe sigurisë, si dhe duhet të vihet para drejtësisë”, mbyllet deklarata e Ina Zhupës.

Top Channel