Akuzat e PD, Gjiknuri: Deklaratat për Skavicën, shpifja e parë e opozitës për 2016-n

05/01/2016 00:00

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, duke e quajtur atë shpifjen e parë për 2016-n.

Ministria sqaron se, po ndjek me rreptësi procedurën ligjore dhe se, është normale të publikohen emrat e kompanive, që marrin pjesë në procedura të hapura e transparente koncensionesh apo partneritetesh publike-private.

Ajo deklaron se ka shqyrtuar propozimin për ndërtimin e HEC-it “Katund i Ri” mbi lumin Drin i Zi, si dhe ka bërë vlerësimin përkatës.

Në përfundim të këtij procesi, bazuar edhe në studimin e kryer nga një kompani franceze të kontraktuar nga qeveria për të vlerësuar potencialin hidroenergjetik të lumit Drini i Zi, ministria ka vlerësuar projektin me një bonus prej 8 pikësh.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi do të vijohet me hapat e mëtejshme proceduriale, për hartimin e dokumentacionit të procedurës konkurruese, publikimin, vlerësimin e ofertave të mundshme dhe, në rast të një procedure të suksesshme, negociimin e kontratës.

Top Channel