Masakra në parkun e Gërmenj-Shelegurit

05/01/2016 21:00

Ashtu si shumë zona dhe parqe pyjore në vendin tonë, edhe ajo e Gërmenj-Shelegurit në Kolonjë u është nënshtruar masakrave të dorës së njeriut, që po e zhvesh dalëngadalë nga kurorat me bredha dhe pisha.

Edhe pse në fuqi është një moratorium 10-vjeçar që ndalon 100 përqind prerjet e lëndës drusore për eksport, edhe pse kjo zonë është e shpallur që prej dy dekadash tashmë e mbrojtur nga shteti, dora e njeriut nuk ndalet.

Kamerat e Fiks Fare kanë filmuar kamionët e ngarkuar me lëndë drusore që dalin vazhdimisht nga kjo zonë të pashqetësuar nga askush dhe për më tepër pa asnjë vulë të drejtorisë pyjore përkatëse.

Situata është kritike dhe nëse nuk vihet dorë, s’është çudi që për Gërmenjin dhe Shelegurin të themi që na ishte një herë një monument natyror me bredha e pisha.

Gërmenji dhe Sheleguri mbrohen si monument natyror që prej 15 tetorit të 1996-ës me vendimin 102 të qeverisë së asaj kohe.

Top Channel