JLo: S’do martohem me Casper

05/01/2016 00:00

Ajo u ribashkua me të dashurin e saj, Casper Smart këtë vit dhe duket se çifti eshtë më i lumtur se kurrë më parë, por Jennifer Lopez ka sqaruar se nuk e ka aspak ndërmend ta kurorëzojë dashurinë e saj me koreografin.

Këngëtarja dhe aktorja 46-vjeçare dukej e mrekullueshme teksa ka mbërritur në programin e “The Ellen DeGeneres”, e veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe një këmishë jeshile.

JLo ka treguar se gjatë pushimeve të festave të fundvitit ka kaluar shkëlqyeshëm në praninë e Casper, por pavarësisht kësaj ajo ka sqaruar se nuk ka ndërmend të martohet me të.

“Jo dasëm, nuk ka dasëm”, ka thënë ajo kur është pyetur rreth planeve në të ardhmen. “Sinqerisht jo”, shtoi ajo në momentin që drejtuesja e programit nuk po besonte.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel