“Glamour”-ozja Jennifer Lawrence

05/01/2016 00:00

Jennifer Lawrence ka pushtuar kopertinën e revistës prestigjioze “Glamour” për muajin shkurt.

Përpos një seti të “nxehtë” fotografik, aktorja është rrëfyer edhe për jetën private të saj, duke thënë se nuk takon shumë meshkuj me të cilët do të donte të kishte një lidhje.

“Nuk dal shumë në takime, por nuk jam as person i vetmuar. Nuk njoh aq shumë meshkuj me të cilët dua të lidhem. Pavarësisht se mund të mendoni të kundërtën, në fakt ndihem shumë mirë”, u shpreh Lawrence.

Jennifer ka thënë se ndonjëherë mendon që gëzon më shumë vëmendje sesa e meriton në të vërtetë, edhe pse ajo më shumë i përkushtohet aktrimit.

“Mendoj që ndonjëherë gëzoj më shumë vëmendje sesa duhet. Nuk është qëllimi im që të jem në qendër të rrjeteve sociale. Energjitë e mia i shpenzoj vetëm në aktrim”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel