Përkeqësimi i motit, MPB: Minimizoni lëvizjet

06/01/2016 09:30

Ministria e Brendshme parashikon përkeqësim të kushteve të motit në pasditen e të mërkurës duke u kërkuar qytetarëve të minimizojnë lëvizjet.

Sipas ministrisë rajonet që parashikohen të preken më shumë janë ato të ultësirës perëndimore, Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë, ku do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë deri në 30-40 mm.

Në lartësinë mbi 800 metra pritet të ketë edhe reshje bore të dendura. Ministria e Brendshme u kërkon qytetarëve t’u binden masave të marfa nga prefekturat dhe bashkitë, si dhe të japin ndihmën ndaj strukturave të ngritura për emergjencat civile.

Prindërve u kërkohet të shoqërojnë në shkolla, kopshte apo çerdhe fëmijët.

Të gjitha kompanitë kontraktore për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e rrugëve kombëtare dhe rurale janë njoftuar, ndërsa u është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE-të të qëndrojnë në gatishmëri.

Top Channel