Reshje të dendura shiu e dëbore në gjithë vendin

06/01/2016 09:45

Siç ishte parashikuar nga meteorologët, i gjithë vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore në orët e para të ditës së mërkurë.

Reshjet vazhdojnë me intensitet në zonat e ulta dhe bregdet, ndërkohë që në lartësitë mbi 800 metra bien në formën e dëborës.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet, sidomos gjatë orëve të pasdites, kur pritet shtim i reshjeve.

Në rrethin e Lezhës, një ndër më problematikët sa u përket përmbytjeve ndër vite, është mbledhur Shtabi i Emergjencave.

Përfaqësuesit e këtij shtabi flasin për reshje me intensitet të madh në orët e mëngjesit që kanë shtuar praninë e ujit në sipërfaqe, por situata deri më tani raportohet pa probleme madhore.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Ndërkohë, në Bulqizë raportohet dalja nga shtrati i Përroit Zalli i Thatë, ujërat e të cilit kanë bllokuar dy fshatra në Fushë-Bulqizë.

Reshjet e ditëve të fundit kanë nisur të japin efektet e para në kaskadën e Drinit. Autoritetet njoftojnë se ka një rritje të lehtë të nivelit në Hidrocentralin e Fierzës si pasojë e shtimit të prurjeve të lumit.

Pak ditë më parë, KESH njoftoi ndërprerjen e prodhimit të energjisë në këtë HEC si pasojë e rënies së nivelit të ujit në pikën kritike.

Top Channel