Lushnje, protestë për mungesën e energjisë elektrike

06/01/2016 10:30

Dhjetra banorë të fshatit Dushk në rrethin e Lushnjes, kanë nisur protestat për mungesën e energjisë elektrike.

Ata thonë se që prej datës 1 janar, nuk furnizohen rregullisht me energji elektrike dhe shkak për këtë janë bërë defekte të shumta të rrjetit, mbi të cilin nuk është vënë dorë prej kohësh.

Përveç mungesës së energjisë elektrike, banorët pohojnë se po përballen edhe me probleme të tjera si vjedhjet, gjobat tek bizneset dhe djegia e pajisjeve elektroshtepiake.

Banorët thonë se do të përashkallëzojnë protestën deri në bllokimin e autostradës Lushnje-Rrogozhinë, nëse nuk zgjidhet situata.

Protesta ka vazhduar përpara Drejtorisë së Shërbimit Elektrik në Lushnje, ku edhe janë pritur në takim nga drejtori i OSHEE Lushnje,, Krenar Haxhiu. Ky i fundit u ka shpjeguar defektet teknike të linjës dhe ka kërkuar prej banorëve mirëkuptim.

Top Channel